Shqetësime për kompetencat e koncentruara te Drejtori i Byrosë për Konfiskim të Pasurisë
Hulumtuesi Vullnet Bugaqku, hulumtues në IKD, ka ngritur shqetësime për kompetenca të plota të koncentruara në Drejtorin e Byros së Konfiskimit të Pasurisë, projektligji i të cilit kaloi në Kuvend në lexim të parë.
“Ai mund të vendosë edhe që të ndalet verifikimi i pasurisë… sepse nuk ka prova të mjaftueshme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, kjo krijon rrezik që pasuria të mbetet e pakontestueshme.
“Askush nuk mund ta kontestojë më atë pasuri… mund të shërbejë si mekanizëm i legjitimimit”.
Bugaqku thekson edhe paqartësi për afatet kohore dhe mungesën e provave pas 10 vjetësh.
Sipas tij, në praktikë, Byroja mund të vendoset mbi institucionet tjera të drejtësisë.