Shpërthimi në Termocentralin A, Azemi: Këto avari rrezikojnë jetët e punëtorëve - NACIONALE

Shpërthimi në Termocentralin A, Azemi: Këto avari rrezikojnë jetët e punëtorëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi, zyrtar i LDK-së, ka komentuar shpërthimin në Termocentralin A të KEK-ut.

Sipas Azemit, Qeveria Kurti nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet gjenerues i ri për energji.

Tutje, Azemi ka vlerësuar se përmes këtyre avarive po rrezikohet jeta e punëtorëve.

“Avaritë në termocentralet tona, të cilat kanë kaluar jetëgjatësinë e tyre të parashikuar, janë të papritura dhe të rrezikshme.

Përveç ndërprerjes së prodhimit, këto avari rrezikojnë jetët e punëtorëve, siç u dëshmua me shpërthimin e sotëm në Termocentralin Kosova A” – ka shkruar Azemi, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme