Shpërthimi në Kçiq, ShSKUK: 4 pacientë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia
Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në qytetin e Mitrovicës, duke rezultuar në lëndimin e 14 personave. Pas një trajtimi të shpejtë dhe efektiv në Klinikën Emergjente të QKUK-së, katër pacientë janë menjëherë operuar në sallat emergjente.
Ndërkohë, ShSKUK ka njoftuar se 8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë, dhe 2 të tjerë në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale.