Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë të Shqipërisë, dy të vdekur e shtatë të lënduar
Dy persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në zonën industriale në Lushnjë të Shqipërisë.
Radio Evropa e Lirë raporton se në mesin e të lënduarve është deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Po ashtu, bëhet e ditur se shpërthimi është shkaktuar nga rryma, pasi një vinç në lëvizje preku aksidentalisht linjat e tensionit të lartë.
Viktimat ndërkaq, janë babë e bir. Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar edhe biznese e banesa që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.