Shpërthimi i cisternës në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Shpërthimi i cisternës në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pak më pak u konfirmua për një shpërthim të një cisterne në Pejë. Si pasojë e këtij shpërthimi, tashmë është një i vdekur.

Klan Kosova ka shpërndarë një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen Policia e Kosovës, të cilët kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Sjellim ndër mend që Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar vdekjen e një personi nga kjo ngjarje tragjike.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj është se për shkak të shpërthimit tani kemi një viktimë në vendin e ngjarjes. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit. Ekipet relevante, kryeprokurori, prokurorja e Pejës policia, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”- tha zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, për Nacionalen.

Lajme të ngjashme