Shpërthimi i bombës në veri, Trajkoviq: Është mesazh që serbët mund ta pësojnë si Ivanoviqi
Rada Trajkoviq, politikane serb nga Kosova, ka dhënë një intervistë në emisioni “Novi Dan”, ku e ka komentuar shpërthimin e mbrëmshëm të granatës në veri të Kosovës.
Sipas Trajkoviqit, ky është një mesazh për të gjithë serbët se mund ta pësojnë sikurse Oliver Ivanoviq, politikan serb i vrarë në veri më 2018, për të cilën vrasje dyshohet Milan Radojiçiq.
“Ky është në fakt mesazhi. Kur shteti nuk punon për diçka që është gjendja e sigurisë në veri të Kosovës, ka një ndikim shumë të fortë te qytetarët. Shteti vazhdon t’i lërë të dominojnë njerëzit nga mjedisi që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe lajmet si ky nuk janë befasi. Ky është një mesazh, para së gjithash, për serbët nga veriu i Kosovës: Ne jemi këtu! Nëse nuk jeni besnik në një masë të mirë, mund të kaloni të njëjtën rrugë si Oliver”, tha Trajkoviq, transmeton Express.