Shpërthim në zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sipas PK-së, shpërthimi ka ndodhur nga persona të panjohur ku kanë hedhur dy granata dore, dhe është shkaktuar dëme materiale.
“Me datën 01.04.2025 rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy (2) granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Njësitet policore relevante pasi kane dale ne vend te ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku ne lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.” – thuhet në njoftim.
Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi dhe se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".