Shpërthim në veri, raportohet për së paku një person të plagosur
Një mjet shpërthyes është hedhur pak para mesnatës pranë një lokali në Mitrovicë të Veriut.
Pasojat e shpërthimit rezultuan në lëndimin e dy personave. Ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen aktualisht në terren.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elashni ka bërë të ditur se si pasojë e shpërhtimit, 4-5 vetura janë dëmtuar, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.