Shpërthim në Podujevë, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.