“Shpërthen” Ramabaja: Zhvillimi ekonomik i Kosovës është në maje të piramidës - NACIONALE

“Shpërthen” Ramabaja: Zhvillimi ekonomik i Kosovës është në maje të piramidës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar zhvillimet politike në vend.

Në emisionin Pressing të T7, Ramabaja ka vlerësuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës është në maje. Ai ka cituar edhe një “matematikë” të Bankës Botërore.

“Të dhënat bankare flasin ndryshe, zhvillimi ekonomik i Kosovës është në majën e piramidës së zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 4.8% zhvillim ekonomik, ndërkaq vendet e rajonit nën 4%. Tash me cilën matematikë duhet ta llogarisim, me matematikën e Bankës Botërore, apo me matematikën e Gadimës, ose të katunit tim të Ramabajës që mos të keqkuptohemi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme