Shpërthen një bombolë gazi në Veternik, dy të lënduar - NACIONALE

Shpërthen një bombolë gazi në Veternik, dy të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka bërë të ditur se shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

Borovci ka njoftua se janë lënduar dy persona.

Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes.” – ka potencuar Borovci.

Lajme të ngjashme