Shpërthen gypi i ujit afër Teatrit Dodona, banorët ankohen që prishja nuk po rregullohet - NACIONALE

Shpërthen gypi i ujit afër Teatrit Dodona, banorët ankohen që prishja nuk po rregullohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gyp i ujit ka shpërthyer tash e disa ditë në afërsi të Teatrit Dodona.

Banorët e kësaj zone kanë dërguar pamje për gazetën Nacionale, ku shihet uji duke rrjedhur. Madje, është dëmtuar edhe rruga.

Sipas asaj që kanë bërë të ditur banorët, pavarësisht që kanë dalur ekipet për ta rregulluar, problem nuk është sanuar.

Ata kanë njoftuar se kanë kontaktuar disa herë me institucionet përgjegjëse për ta rregulluar këtë problematikë.

PAMJET:

Lajme të ngjashme