Shpërthen dhuna tek të miturit: Dy raste të rrahjeve brenda 24 orëve, u përdorën edhe thikat - NACIONALE

Shpërthen dhuna tek të miturit: Dy raste të rrahjeve brenda 24 orëve, u përdorën edhe thikat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy raste të dhunës mes të miturve janë raportuar brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës.

Në njërin prej tyre, u përdorën edhe thikat.

Njoftimet e Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Prishtinë 14.02.2025 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që ditë më parë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetri është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Obiliq 18.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme