Shpend Bardiqi fiton degën e VV-së në Fushë Kosovë
Tashmë ka përfunduar edhe numërimi i zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar subjekti e drejtues të qendrave.
Aktivisti i këtij subjekti, Shpend Bardiqi është konfirmuar kryetar i degës së VV-së në Fushë Kosovë.
Bardiqi është nipi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.
Kujtojmë se Albin Kurti është konfirmuar kryetar i këtij subjekti edhe për një mandat katër vjeçar. Kurti i cili nuk kishte kundërkandidat, iu dha besimi plebishitar prej 98.60 për qind të votuesve.