Shpend Ahmeti ka një propozim për emrin e Asociacionit, jep dy arsye - NACIONALE

Shpend Ahmeti ka një propozim për emrin e Asociacionit, jep dy arsye

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një propozim për emrin e Asociacionit.

Ai ka thënë se emri i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë, Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.

Ai në rrjetin social Twitter ka treguar dy arsyet pse ka propozuar këtë emër.

Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë 2. Ska karakterit njëetnik.” – ka shkruar ai.

P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat.” – përfundon shkrimi i tij.

Përndryshe, Asociacioni është një prej temave më të komentuara kohëve të fundit në vend.

Lajme të ngjashme