Shpallja e rezultateve përfundimtare, KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ-ja është në pritje te shqyrtimit të ankesave.
Ai ka bërë me dije se veten pas marrjes së vendimeve nga PZAP apo Gjykata Supreme mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në", ka thënë ai.