Shoku i klasës therr me thikë 16-vjeçarin në Deçan
Një 16-vjeçar nga fshati Shaptej i Deçanit u sulmua me thikë nga një shok klase, raporton Klan Kosova.
Siç bëhet e ditur nga babai i viktimës, i mituri kishte tre plagë me thikë – në stomak, krah dhe qafë.
Prindërit e të dyshuarit, prononcuar nga Klan Kosova, kanë thënë se janë penduar për atë që ka ndodhur dhe se do të vizitojnë familjen e viktimës për për t’i kërkuar falje.
Me rastin po merret policia, të cilët intervistuan dëshmitarë të ngjarjes.