Shkrimtari Salman Rushdie është në ventilator dhe mund ta humbë njërin sy - NACIONALE

Shkrimtari Salman Rushdie është në ventilator dhe mund ta humbë njërin sy

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i shkrimtarit të njohur, Salman Rushdie, i cili dje u ther me thikë në Nju Jork, tha se i plagosuri është në ventilator, nuk mund të flasë dhe mund ta humbë njërin sy.

Me vite, Rushdie kishte marrë kërcënime nga myslimanët për publikimin e veprës “Vargje Satanike” më 1988.

Policia ndaloi një të dyshuar 24-vjeçar, të quajtur Hadi Matar.

Rushdie është therur të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në spital me helikopter.

“Salmani, me gjasë, do të humbë një sy, nervat në dorën e tij janë prerë dhe mëlçia i është therur dhe dëmtuar”, tha agjenti i tij.

Lajme të ngjashme