Shkrimi 'shkencor' marramendës anti-UÇK, Dimal Basha nuk përgjigjet për Nacionale
Me kualifikimet më të rënda doli që e kisht e ngarkuar luftën çlirimtare të Kosovës në një ‘punim shkencor’ Dimal Basha, i zgjedhuri Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje.
Në atë artikull të botuar në revistë shkencore, Basha më 2012 e ndërlidhi UÇK-në me trafikantë droge dhe financimin dhe blerjen e armëve me para të drogës – e deri te kriminalizimi i saj në termat më brutal të narracioneve serbe dhe ruse.
Nacionale provoi ta kontaktojë Dimal Bashën për të marrë një koment apo prononcim për këtë artikull të tij, por ai nuk përgjigjet ndërsa mesazhet i ka pranuar.
