Shkrepi aksidentalisht pushkën, një qytetar në Drenas lëndon gishtin e vet - NACIONALE

Shkrepi aksidentalisht pushkën, një qytetar në Drenas lëndon gishtin e vet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një incident është raportuar të premten në Drenas, ku një person ka pësuar lëndime në gishtin e dorës pas shkrepjes së një pushke ajrore.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht ka shkrepur armën (pushkë ajrore) dhe i njëjti ka lënduar gishtin e dorës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

“I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit arma-pushke ajrore e kalibrit 4.5 mm është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Lajme të ngjashme