Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve nga vërshimet në Afganistan - NACIONALE

Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve nga vërshimet në Afganistan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 153 njerëz kanë vdekur nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në pjesën veriore të Afganistanit, tha Ministria e Punëve të Brendshme.

Të shtunën, zëdhënësi i kësaj ministrie, Abdul Mateen Qani, tha se, përpos të vdekurve, 138 persona janë lënduar në tri provinca, raporton agjencia “Reuters”.

Autoritetet e talibanëve dërguan helikopterë për t’u dalë në ndihmë civilëve gjatë natës, pas pranimit të raportimeve se mbi 100 njerëz kishin mbetur të ngujuar.

Shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa transporti, uji dhe sistemet e kanalizimit “janë penguar rëndë”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ndikimi ka qenë i thellë, duke çuar në humbje jete e lëndime, shumë individë janë të zhdukur” – thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten vonë nga zyra e OBSh-së në Afganistan.

Lajme të ngjashme