Shkon në 48 numri i viktimave të tërmetit në Japoni - NACIONALE

Shkon në 48 numri i viktimave të tërmetit në Japoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 48 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm prej 7,6 shkallësh, që e goditi Japoninë në ditën e parë të vitit 2024, raporton agjencia “Reuters”.

Ekipet e shpëtimit po mundohen që të gjejnë e të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave. Përpjekjet e tyre po pengohen nga rrugët që janë dëmtuar rëndë.

"Ne duhet të garojmë kundër kohës për të kërkuar e shpëtuar viktima të fatkeqësisë. Dëm shumë i gjerë është konfirmuar"- tha kryeministri i vendit, Fumio Kishida, pas një takimi të autoriteteve për masat pas tërmetit.

Rreth 30 mijë amvisëri mbetën në temperatura të ulëta gjatë natës për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike. Shumë qytete janë edhe pa furnizim me ujë.

Lajme të ngjashme