Shkolla që s'po grevon në Prishtinë del se e ka drejtorin të afërt me Rexhep Selimin e VV-së - NACIONALE

Shkolla që s'po grevon në Prishtinë del se e ka drejtorin të afërt me Rexhep Selimin e VV-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Arsimit ka vendosur që të gjitha shkollat, të pezullojnë aktivitetet e tyre, pra të futen në grevë.
Kështu po bëjnë pothuajse të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës. Por shkolla “Ali Sokoli” që për drejtor ka Flamur Bujupin, nuk po e respekton një vendim të tillë.

E Bujupi po del të jetë i afërt me ish kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Në Facebook-un e tij, Bujupi ka disa fotografi, së bashku me Selimin, në ahengje dhe ndeja të ndryshme.

Kujtojmë se sindikatat dhe qeveria nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për kërkesën e sindikatave, që paga e tyre të rritet për 100 euro, e për më tepër, problemet janë thelluar, tash kur qeveria ka paralajmëruar pezullimin e pagave, për të gjithë grevistët.

SBASHK-u, ka ngritur kallëzim penal, ndaj ministrit Murati, i cili paralajmëroi pezullimin e pagave për grevistët.

Lajme të ngjashme