Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova vdes në Maliq - NACIONALE

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova vdes në Maliq

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një 58-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë ndërsa po shkonte për në punë në hidrocentralin pranë Lozhanit, në Maliq të Shqipërisë.

Sipas Euronews Albania, viktima, i cili punonte si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e tij të punës kur është ndjerë papritur keq.

Dyshohet se ai ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në vend.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.

Lajme të ngjashme