Shkelzen Gashi thotë se avokati i Thaçit po e pranon që UÇK ka kryer krime
Duke komentuar një deklaratë të tij të vitit 2020, ku thoshte se “individë të UÇK-së kanë kryer krime”, analisti Shkëlzen Gashi thotë se ajo çfarë po bën mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, është edhe më e rëndë.
Duke folur në Pressing, T7, Gashi tha se avokati i Thaçit është ai që po e pranon që UÇK ka kryer krime.
“E çka është më e keqja, avokati i presidentit Thaçi e pranon që UÇK ka kryer krime, por klienti im nuk e ka bërë,”- është shprehur Gashi.
Ai me tej ka kujtuar deklaratën e tij të 2020-ës, duke thënë se pse tani asnjë nuk po i kërkon llogari avokatit për fjalët e tij.
“Unë kam thënë individë të UÇK-së në intervistën time, e tash avokati po thotë se UÇK ka kryer krime. Ma lëshojshin Arif Vladin. A me lshu tash une. UÇK duhet të mbrohet. Pse nuk po dalin këta mi thonë avokatit pse po thu kështu,”- ka thënë me tej Gashi, duke shtuar se,“askush nuk ka thënë se UÇK ka kryer krime, përveç avokatit të Thaçit”.
Kujtojmë se deklarata e atëhershme e analistit Gashi, i kushtoi me shkarkim nga posti i këshilltarit të kryeministrit.
