Shkëlzen Gashi: 90 për qind e deputetëve të VV-së janë analfabetë funksionalë
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, ka thënë në emisionin 'Pressing' në T7 se 90% e deputeteve të VV-së janë analfabetë funksionalë.
Përveçse nuk dinë të shkruajnë apo lexojnë, 90 për qind e deputetëve të VV-së, sipas Gashit, kanë vështirësi edhe me aftësitë themelore të të kuptuarit dhe të lexuarit.
“90 për qind janë analfabetë funksional , të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata jo që nuk dinë shkrim e lexim, por kanë probleme themelore me lexu një tekst me kuptu. 90 për qind prej tyre nuk guxojnë me dal nëpër debate e me u ballafaqu me kudnërshtar. Ky e ka bo zgjedhjen qashtu, se i kanë konvenu qasi, debilla, dembela, që me mujt me i kontrollu, me qenë të dëgjueshme e mos me ju bo probleme”, tha Gashi.