Shkelje Kushtetuese, 25 mijë euro dënim për shpifje | Ymeri: Ditë e zezë për Dimal Bashën
Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se e marta e 30 shtatorit ka qenë një ndër ditët më të rënda për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Ymeri tha se Basha është përballur me dy zhvillime të rënda në të njëjtën ditë: një vendim gjyqësor që e shpalli fajtor për shpifje, me një gjobë prej 25 mijë eurosh, si dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi të pavlefshme shpalljen e konstituimit të Kuvendit.
“Unë mendoj që kjo është një ditë e zezë për Dimal Bashën. Është dënuar nga gjykata për shpifje dhe sot GJK ka thënë se Basha ka bërë shkelje kur e ka shpall të konsistuar Kuvendin. Që po del që nuk është i konstituuar sipas rregullores edhe parimeve kushtetuese. Nga pozita e kryetarit të Kuvendit e ka bërë këtë shkelje. Që nuk mendoj ë është e vogël, se është ndërhyrja apo interpretim arbitrar i kushtetutës…”, ka thënë Basha.