Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri - NACIONALE

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një konferencë për media, ministri Çuçi ka thënë mospërmbushja e objektivave janë arsyet e shkarkimit të drejtorit

“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, ka thënë ministri Çuçi.

Përndryshe edhe në Kosovë, polica është pa drejtor. Samedin Mehmeti të martën bëri të ditur dorëheqjen e tij, për shkak të rastit të dhunimit të 11 vjeçares.

Lajme të ngjashme