Shiu shkakton probleme: Fushë Kosova e Drenasi mbesin pa ujë - NACIONALE

Shiu shkakton probleme: Fushë Kosova e Drenasi mbesin pa ujë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë nga Kompania e Ujsëjellësit Prishtina.

Kjo për shkak të trubullirave të shkaktuara, pas reshjeve të shiut. Lajmin e ka konfirmuar KRU Prishtina nëpërmjet një komunikate për media.

NJOFTIMI:

Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike,

e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant.

Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe në të gjitha takimet me akterët kyç në sektor te ujit, por të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale.

Si pasojë e kësaj, Lagja Kalabria nje pjese, zona Industriale, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.

Lajme të ngjashme