Shitja e qymyrit me “JSC ESM”, reagon KEK: Kontrata nuk është koncesion - NACIONALE

Shitja e qymyrit me “JSC ESM”, reagon KEK: Kontrata nuk është koncesion

3 javë më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka reaguar lidhur me lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me “JSC ESM”.

Në reagimin e kompanisë është bërë me dije se kontrata në mes të palëve nuk është koncesion.

“ EK-u tashmë ka bërë publike faktet kryesore: 24.4 euro për ton pa TVSH, periudhë 36-mujore, vlerë potenciale deri në 73.2 milionë euro, shitje direkte te përdoruesi përfundimtar dhe pa ndërmjetësues. Po ashtu, KEK-u nuk merr përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit. Kjo e mban realizimin e kontratës të ndarë nga proceset operative të Korporatës dhe garanton se shitja e kësaj sasie të qymyrit nuk cenon operimet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike. Nevojat e termocentraleve mbeten prioritet absolut”, është thënë në reagimin e KEK, duke dhënë detaje tjera.

“Prandaj, paraqitja e kësaj kontrate si “koncesion” është e pabazuar dhe në kundërshtim me përmbajtjen e dokumentit zyrtar. KEK-u u bën thirrje të gjithë të interesuarve që t’u referohen dokumenteve zyrtare dhe jo deklarimeve të pakonfirmuara apo interpretimeve të shkëputura. Transparenca është obligim. Faktet janë të verifikueshme. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion”, është thënë në kontratë.

Gazeta Nacionale dje ka raportuar se kompania maqedonase “JSC ESM” ka njoftuar se kanë fituar koncesion me KEK-un për qymyr.

Lajme të ngjashme