Shifra interesante: UP-ja thotë se vajzat mbizotërojnë në inxhinieri e shkenca kompjuterike - NACIONALE

Shifra interesante: UP-ja thotë se vajzat mbizotërojnë në inxhinieri e shkenca kompjuterike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si askund tjetër në botë, vajzat dominojnë në drejtimet e inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Për këtë, UP ka njoftuar përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se trendi i rritjes së numrit të vajzave në drejtimet e shkencave dhe inxhinierisë kompjuterike në Universitetin e Prishtinës është, jo vetëm në rritje të vazhdueshme, por edhe në ngritje në vlera shumë substanciale, si gati në asnjë universitet tjetër në botë.

Trendi i rritjes së numrit të vajzave në STEM, në veçanti në drejtimet e shkencave dhe inxhinierisë kompjuterike në UP është në rritje të vazhdueshme. Ndonëse përqindja e vajzave që studiojnë shkenca kompjuterike kudo në botë është e vogël, në një shtet gjeografikisht “të vogël” si Kosova, trendi i të rejave që synojnë karrierë në shkenca dhe inxhinieri kompjuterike—në të kaluarën, të perceptuara kryesisht si “drejtime të meshkujve”—ka shënuar rritje vit për vit, në dekadën e fundit", thuhet në komunikatë për media.

"Aktualisht, në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, 50.7% e studentëve janë vajza, ndërkaq në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike, nga numri i përgjithshëm i studentëve në këtë departament, në vitin akademik 2021/2022, 55.9% e tyre janë vajza. Vitin pararendës akademik, pra 2020/2021, ky numër ka qenë edhe më i lartë, në një përfaqësim total prej 61.8%”, thuhet në komunikatën e UP-së", thuhet më tej.

Nderkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka thënë se zhvillimi teknologjik është njëri ndër sektorët me të cilët mund të zhvillohet edhe shteti i Kosovës.

“Zhvillimi teknologjik është njëri ndër sektorët kryesorë, të cilët Kosova mund t’i zhvillojë, veçanërisht kur kemi parasysh që popullsia e re e është pasuria më e madhe e vendit. Kjo, kombinuar me talentet e jashtëzakonshme të të rinjve dhe me nevojat në rritje të tregut, ku numri i kompanive që ofrojnë shërbime nga fushat e shkencave kompjuterike është në rritje. Si rezultat, përqendrimi dhe mbështetja e këtyre drejtimeve mbetet një përparësi strategjike, të cilës do t’i kushtohet vëmendje dhe kujdes i veçantë,” theksoi rektori Qerimi, në një takim të zhvilluar me studentet e këtyre programeve në UP”, ka thënë Qerimi, njofton UP.

Lajme të ngjashme