Shi e bubullima, moti për fundjavë
Rrebeshe shiu e bubullima pritet të përfshinë vendin gjatë natës, e që vazhdojnë edhe herët në mëngjes ditën e shtunë. Pasdite vonë apo në mbrëmje vransirat shtohen, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielen ftohtë dhe kryesisht vranët, njofton Prishtina Weather.
Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.
Me qarkullimin e mirë ajror që mund të pritet në fundjavë, ndotësit ajror mbesin më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të pranueshme. Nga dita e hënë, moti më stabil, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.