Sherifi i Nismës i reagon Konjufcës: Njohja e shteteve bëhet vetëm de jure - NACIONALE

Sherifi i Nismës i reagon Konjufcës: Njohja e shteteve bëhet vetëm de jure

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokate, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës se kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili ka deklaruar se plani franko-gjerman në qendër e ka njohjen de-fakto të Kosovës dhe Serbisë.

Njohja e shteteve bëhet vetëm de jure z.Konjufca!”, thotë Sherifi.

Sipas tij, “njohja defacto” është fjala më e përdorur nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Saherë arrihej një marrëveshje nga qeveritë e dy vendeve në Bruksel, njëzëri pasonte konstatimi nga qeveritarët se Serbia “njohu defacto” shtetin e Kosovës. Dhe, si zakonisht menjëherë, si në korr, pasonte tallja e VV-së me “njohjet defacto” që Serbia i bënte Kosovës!”, mendon Sherifi.

Sipas tij, “Erdhi dita” që “Krejt” VV-ja janë nisur drejt parimit të “njohjes de-facto”

“Duke filluar nga të parët Kurti dhe Konjufca, deri te i fundit, janë nisur “DREJT” pranimit të “njohjes defacto” të Kosovës nga Serbia!”, ka thënë ish-deputeti, duke i quajtur “hipokrizi” qëndrimet e mëparshme dhe të tashme të partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme