“Shërbime sekrete, janë identifikuar persona”, Maqedonci kontravers për skadnalin me ushqimin e FSK-së - NACIONALE

“Shërbime sekrete, janë identifikuar persona”, Maqedonci kontravers për skadnalin me ushqimin e FSK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në një deklaratë në Debat Plus në RTV Dukagjini është treguar absolutisht kontravers. Derisa po provonte të arsyetohej për skandalin me ushqimin në FSK, ai përdorë terme si “janë identifikuar persona”, e “lidhje me shërbime dashakeqe”, ndërkohë që asnjë person nuk është arrestuar për këto pretendime të ministrit.

“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë . Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë të krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka thënë ai.

Pra, sipas tij janë identifikuar persona që punojnë për shërbime dashakeqe, ndërkohë që nuk ka asnjë kallëzim penal (nëse ministri ditka diçka) e as hetim ndaj këtyre personave, që paskan shpërdarë lajme të pavërteta.

Lajme të ngjashme