Shënohet Dita e Evropës, aktivitetet e organizuara për sot - NACIONALE

Shënohet Dita e Evropës, aktivitetet e organizuara për sot

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Prishtina sot janë organizuar aktivitete për shënimin e Ditës së Evropës, e cila në vend konsiderohet festë zyrtare dhe ditë pushimi.

Dita e Evropës shënohet çdo vit më 9 maj, në kujtim të Deklaratës së Schuman-it të vitit 1950, dokument që konsiderohet si themeli i krijimit të Bashkimit Europian pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, kjo ditë përkujtohet me aktivitete kulturore, debate, koncerte, ceremoni dhe ngjarje edukative, megjithatë zakonisht mbetet një ditë e zakonshme pune.

Në Prishtinë Zyra e BE-së ka organizuar disa aktivitete:

12:00 – Hapja e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”. (Europe House Prishtinë)

13:00 – Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00 – Këndi i BE-së për fëmijë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00 – Panairi “Team Europe”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:10 – Fjalët hyrëse. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:30 – Koncert i fëmijëve “Kori Okarina”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

20:00 – Koncerti për Ditën e Evropës. Këndojnë Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Lajme të ngjashme