Shembja e rrugës në Klinë, Policia: Ende e pakalueshme - NACIONALE

Shembja e rrugës në Klinë, Policia: Ende e pakalueshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak më parë, gazeta Nacionale raportoi për shembjen e rrugës në magjistralen Klinë-Gjakovë.

Në lidhje me këtë çështje, tash është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Në deklarimin e tyre, policia ka njoftuar se rruga vazhdon të jetë e patejkalueshme.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun” – ka thënë Rugova.

Lajme të ngjashme