Shembja e platformës në Breg të Diellit mbi vetura, dyshohet se ishte pa leje - NACIONALE

Shembja e platformës në Breg të Diellit mbi vetura, dyshohet se ishte pa leje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si pasojë e erërave të mëdha pasditën e së shtunës një platformë/strukturë në një ndërtesë në zonën e Bregu të Diellit ka rënë nga lartësia mbi vetura të parkuara në hapësirat e ndërtesave.

Nacionale është ngjitur lart në ndërtesë për të kuptuar më shumë rreth saj dhe kemi marrë vesh se ajo platformë e rrëzuar nga erërat dyshohet të jetë vendosur pa leje të Komunës së Prishtinës, dhe nga kjo e fundit rrjedhimisht më herët është kërkuar largimi i së njëjtës.

Nacionale po ashtu merr vesh se pronarja (me emrin Albana) që e ka vendosur atë platformë nuk gjendet në banese, derisa mosprezenca e saj verifikohet edhe nga faturat e lëna jashtë dere.

Lajme të ngjashme