Shembja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës: IHMK thotë se era ishte “mesatarisht e fortë”
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kohës kur është shembur kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës, parametrat e erës së regjistruar kanë qenë mesatarisht të fortë.
Megjithatë, sipas IHMK-së, shpejtësia prej 9.8 m/s që është regjistruat atë kohë, nuk mund të shkaktojë dëme.
“Shpejtësia e erës e regjistruar dje 9.8m/s, i përgjigjet shkalles së Boforit 5 që d.m.th. erë mesatarisht e fortë (drujtë e vegjël me gjethe fillojnë të tunden, lëvizë flamuj e të ngjajshme), që d.m.th. se kjo shpejtësi e regjistruar me datën e lartëcekur nuk mund të shkaktoj kurrfarë dëme” – kanë thënë nga IHK sipas “Kallxo.com”.
Ndërkohë, nga komuna e Prishtinës, pas rastit që la të lënduar rëndë një vajzë, thanë se kulmi u shemb si pasojë e “erërave të forta”.