Shefja e deputetëve të VV-së për Asociacionin: Ne si grup parlamentar jemi të informuar për përmbajtjen e draftit
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se grupi i tyre parlamentar janë inforomuar me përmbajtjen e draftit të Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.
Kusari-Lila ka thënë se pala kosovare ka pranuar ta nënshkruar ndërsa pala serbe nuk ka pranuar.
“Ne si grup parlamentar jemi të informuar për përmbajtjen e draftit, pikave kryesore, të cilat janë në përputhje me kushtetutën, por nuk janë në procesin final. Kjo është punë në proces, nuk kemi të bëjmë me diçka të finalizuar, nuk ka pasur nënshkrim, arsyet e saja janë thënë. Sipas informacioneve zyrtare nga Kurti dhe Bislimi, pala kosovare ka ofruar nënshkrimin por ka pasur mospranim nga pala sebre. Duhet të shihen hapat e mëtutjeshme.” – ka thënë ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është përcaktuar mbajtja e dy seancave, ku të premten do të raportojë kryeminnistri, Albin Kurti.
