Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova ta heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe - NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova ta heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga Kosova që të largojë masat e ndalimit të produkteve serbe.

Kështu ka thënë ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC), të cilët kanë mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme.

Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dh pikë vështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta të huaja, remitenca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës, edhe disa zhvillime pozitive në rritjen e eksportit të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë. Për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtoreve, paraqite shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme