Shefi i tyre u bë ministër, aktivistët e VV-së në Prishtinë mbajnë ndejën e fundvitit
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Prishtinës që drejtohet nga Arben Vitia (prej sot, ministër i Shëndetësisë) do të organizojnë “ndejën e fundvitit”.
Në këtë ndejë janë të ftuar të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e kësaj partie.
Kjo ndejë organizohet prej orës 19 dhe mbahet në Menzën Ramiz Sadiku.
Duhet të kujtojmë se shefi i kësaj qendre, Arben Vitia, u emërua sot nga kryeministri Albin Kurti si ministër i ri i Shëndetësisë sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës.