Shefi i NATO-s të hënën në Kosovë, takohet me Kurtin e Osmanin - NACIONALE

Shefi i NATO-s të hënën në Kosovë, takohet me Kurtin e Osmanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet që të hënën të qëndrojë në Kosovë për vizitë.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të NATO-s, Stoltenberg pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Po ashtu ai do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe zyrtarë të tjerë të NATO-s.

Të hënën në orën 16:10, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me presidenten Osmani.

Lajme të ngjashme