Shefi i NATO-s: Me BE-në po punojmë dorë për dore në Kosovë - NACIONALE

Shefi i NATO-s: Me BE-në po punojmë dorë për dore në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg ka deklaruar se me BE-në po punojnë “dorë për dore” në Ballkanin Perëndimor.

Siç raporton “Klan Kosova”, ai i ka bërë këto deklarata para takimit me presidenten Osmani.

Ai e ka përmendur edhe bashkëpunimin e NATO-s dhe BE-së në Kosovë në fusha si kibernetika, lëvizshmëria ushtarake e të tjera.

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë.” – citohet të ketë thënë ai.

Lajme të ngjashme