Shefi i Kabinetit të Konjufcës e fshin statusin me gjuhë të ulët ndaj Doarsa Kicës
Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryekuvendarit Konjufca, orë më parë ka kritikuar aderimin e deputetës Doarsa Kica Xhelili, nga lista GUXO, në LDK.
Por, si duket ai i ka rënë pishman për atë që ka shkruar “Flm Merrjep”, dhe e ka fshirë statusin.
Statusi i tij nuk gjendet më në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij i fundit është me 5 shtator.