Shefi i kabinetit të Konjufcës pretendon që Doarsa Kica është shitur tek LDK-ja - NACIONALE

Shefi i kabinetit të Konjufcës pretendon që Doarsa Kica është shitur tek LDK-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pas raportimeve se deputetja e Listës Vjosa, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në LDK, po pretendon që ajo është shitur.

Në shkrimi e tij në Facebook, Kërçeli ka shkruar shkurt Flm Merrjep, që është një frazë që përdoret për shitje të gjërave.

Përndryshe për kalimin e saj në LDK, ka folur edhe zyrtari i lartë i Listës Vjosa, që është edhe ministër i Bujqësisë, Faton Peci.

Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkroi Peci.

Lajme të ngjashme