Shefi i EULEX-it i cilëson “të papranueshme” sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses - NACIONALE

Shefi i EULEX-it i cilëson “të papranueshme” sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas sulmeve të ashpra ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në platformën “X”, Barbano theksoi se pavarësia e gjyqësorit përbën një shtyllë thelbësore të shtetit ligjor dhe duhet të respektohet në çdo rrethanë.

Ai shtoi se sulmet personale të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre janë të papranueshme dhe cenojnë parimet bazë të funksionimit demokratik.

"Pavarësia gjyqësore është një nga gurët themelorë të sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë.

Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale që synojnë drejtpërdrejt gjyqtarët dhe prokurorët që ushtrojnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme", shkroi ai.

Lajme të ngjashme