Shefi i deputetëve të PDK-së: Drafti i Asociacionit mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21l, ka thënë se drafti i Asociacionit mund të rinegociohet nga kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza.
Tahiri ka thënë se drafti mund të ndryshojë pasi të ketë një qeveri të re, duke shtuar se drafti mund të rinegociohet nga Hamza dhe jo nga Albin Kurti.
”Ky Draft mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij.” – ka thënë ai.