Shefi i BE-së mirëpret miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvend - NACIONALE

Shefi i BE-së mirëpret miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka mirëpritur miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në.

“I lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim”, ka shkruar Szunyog në Twitter.



Marrëveshjet e miratuara në seancën e djeshme plenare, janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.

Lajme të ngjashme