Shefi i BE-së në Kosovë njofton për takimin me Rutte: Dialogu, e vetmja rrugë drejt stabilitetit
Shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se dje është takuar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
Orav ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt stabilitetit
“Dje gjatë vizitës së tyre në Kosovë rikonfirmuan mbështetjen e BE-së dhe të NATO-s. Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, shkroi ai.