Shefi i BE-së: Kosova duhet të ndërmarrë disa masa që të hiqen sanksionet - NACIONALE

Shefi i BE-së: Kosova duhet të ndërmarrë disa masa që të hiqen sanksionet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, ia ka dorëzuar raportin e progresit përfaqësuesve të qeverisë.

Szunyog ka thënë se për t’u hequr sanksionet, Kosova duhet të ndërmarrë disa masa

“Fokusohet në tri fusha, deeskalimin në veri, zgjedhjet e parakohshme ne veri dhe angazhimin në dialog duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh se ka një progres të caktuar duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhjet e parakohshme dhe disa çështje që lidhen me depërshkallzimin në ndërtesat komunale, por raporti thekson se duhet të shohim hapa të tjerë. Shpresojmë që hapat të merren sa më shpejt dhe masat të hiqen sa më shpejtë që Kosova të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por edhe nga plani i rritjes”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme